Daut Hardainaj në një intervistë televizive flet për rrëfimet gjatë luftës së UÇK- së, në mes të tjerash përmend edhe kontrbutin e nënkolonelit Sokol Pogës.

“Haradinaj kujton kontributin e nënkolonelit Pogës, njeriu kryesor që më ka përkrah në Shqipëri ka qenë Sokol Poga. Sokoli ka qenë shef i sigurimit shtetëror për pjesën e Durrësit, ai më ka ndihmu shumë , më ka udhëzu shumë, më ka këshillu shumë, ka qenë njohës i mirë i ish Jugosllavisë, ai ka ditë gjithçka, ka pasur informata të shumta. Udhëzimet e tij i ruaj edhe sot e kësaj dite, i ruaj se është njeri me vlera të larta njerëzore e morale”, theksoi Haradinaj.

“Solkoli na ka shoqëru kur kemi udhëtu nga Tirana për në Kukës, ai na ka shoqëru me automjetin e vet zyrtarë, një shef i sigurimit ka kthyer vetën në shofer të Mujës, Rexhepit, Dautit e Gazmendit …asnjiherë nuk kemi mundur me ja kthy sa e meriton”, rrëfen Daut Haradinaj.

Kujtojmë që kontributi i nënkolonelit Sokol Pogës ishte i jashtëzakonshëm në luftën çlirmtare të Kosovës, ka qenë promotor i të gjitha ngjarjeve në ndihmën e luftës ,si në vendosjen e pikave për strehimin e ushtarëve të UÇK- së, si në furnizim me armë, ashtu edhe në rekrutimin dhe ndihmen e madhe të luftëtarëve të UÇK- së, që ka ndodhur në Shqipëri. Nënkoloneli Sokol Poga gëzon një respekt të jashtëzakonshëm në Kosovë, duke filluar nga familja Jashari e deri tek ushtari më i thjeshtë.

/TV Malisheva

Share.