Dokumenti nr. 63 i albumit Gjuha Arvanite – Arbërore – Shqiptare, kur francezët publikisht në gazeta, u kërkonin shqiptarëve, arvanitëve të hiqnin dorë nga gjuha e tyre (gjuha amtare):

Le Charivari, gazeta, 1862.
Lutje: Drejtuar Arvanitëve.

“Trim, revolucioni juaj u bëftë bekim edhe për nxënësit e varfër! Digjni fjalorët dhe gramatikat tuaja, hiqni dorë nga gjuha juaj që është makthi ynë dhe do të jeni të bekuar nga brezi i ri.”

Martinel 172r. Rivoli and 41 r. Vivienne!
Lith Destoucher. Paris

Burimi:
“Albanian Historical Society”.

Sot ende vazhdohet e u kërkohet shqiptarëve të heqin dorë nga gjuha e tyre, në forma nga më të ndryshmet. Mënyra më e poshtër është ajo nëpërmjet televizioneve kur gazetarët apo të ashtuquajturit yje ekrani, këshillohen të ndërthurin me shqipen lloj fjalësh të huaja, apo shprehje amerikane si të përkthyera me google (pra, fjalë për fjalë).

Ndërthurja e fjalëve të huaja nuk është problemi i vetëm. Tashmë edhe sinonimet e një fjale po lihen të vdesin si për shembull folja vijoj që përdoret kudo në vend të foljes vazhdoj. Aman o njerëz po si keni nerva të thoni: “Po vijoj të eci me makinë”, “Po vijoj të lexoj”, “Po vijoj të notoj”… ku e latë vazhdimin?

Kemi edhe fjalën shkak që përmendet vend e pa vend kur mund të përdoren; Për arsye, si rrjedhojë, si pasojë… Sot shkaku po zëvendëson çdo fjalë tjetër. Juve ndoshta ju duket gjë e vogël, por pas 50 vjetësh gjuha do jetë aq e varfër sa s’e imagjinoni dot! Me varfërinë e gjuhës bie edhe inteligjenca e njeriut dhe përveç kësaj, pseudostudjuesit do kenë akoma më shumë mundësi ta nxjerrin shqipen si gjuhë të vonë (me fjalë mrroklla nga anglishtja e italishtja).

Gjuha jonë është makthi i tyre sepse ajo zbërthen antikitetin që nga Egjipti i lashtë, prandaj mos e shpërdoroni shqipen dhe mos ndiqni shembuj idjotë! Duke shpërdoruar shqipen ju i çlironi “ata” nga makthi i përjetshëm!

/TV Malisheva

Share.