Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka kërkuar që të i ndalet fjala deputetit të PDK-së Hysen Berisha.
Ajo në një postim në “Facebook”, ka shkruar se Qeveria po kërcënon deputetët duke kërkuar që të mos flasin për rastin Dehari.
“Mbylle gojën, mbylle, ska ashtu me folë cka ti teket këtij, ty ta kisha ndalu me folë me ligj” kërcënonte sot Albulena Haxhiu, ministrja e cila po e bën vettingun, teksa provonte me ia ndalë fjalën deputetit Hisen Berisha.
/TV Malisheva