Zëvendësministri i Bujqësisë, Imri Demelezi ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që ta fuqizojnë e mbështesin Institutin Bujqësor të Kosovës në punët që operon por gjithashtu, bashkëpunimin me institucionet e Shqipërisë është kyç për hapat që sektori bujqësisë të merr kahjen e duhur.
Demelezi i bëri këto komente në tryerën “Dita Fushore të Grurit”, të mbajtur dje dhe sot, e cila është organizuar nga Instituti Bujqësorë i Kosovës, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe nga institucionet e shumta të Shqipërisë. Gjithashtu, ishin edhe përfaqësuesit e shoqatave të fermerëve dhe bizneseve.
Demelezi në fjalën e tij përshëndetëse, falënderoi paraprakisht pjesëmarrësit për kontributin që do të japin këto dy ditë nën organizimin e Institutit Bujqësor, e i cili funksionon nën Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Dita fushore vazhdoi me prezantimin e fushave hulumtuese për testimin e vlerave kultivuese dhe përdoruese të varieteteve të huaja të grurit, elbit dhe tritikaleve që kanë aplikuar për regjistrim në Listën e Farërave të Republikës së Kosovës.
/TV Malisheva