Matthijs de Ligt ka dhënë një intervistë mjaft atraktive, ku ka folur për të kaluarën por edhe për kohën që tani po e kalon te Juventus.
Ylli holandez i Juventusit, Matthijs de Ligt, ka zbuluar disa detaje interesante nga e kaluara e tij në futboll.
Mbrojtësi ka zbuluar se ai luante si mesfushor, por më vonë atij iu sugjerua që të kalonte në qendër të mbrojtjes. Kjo gjë i kishte penguar fillimisht, por tashmë është i adaptuar.
Gjithashtu, lojtari ka folur edhe për merkaton e kaluar, kur ai ishte në mesin e lojtarëve më të komentuar e që bëri bujë me transferimin e tij prej 75 milionë eurove. Kjo gjë nuk i kishte pëlqyer shumë lojtarit. Ai nuk donte të ishte një ’75 milionësh’.
Ndër të tjerash, De Ligt ka treguar edhe për lojtarët nga të cilët aktualisht është duke mësuar. Virgil van Dijk e Leonardo Bonucci janë dyshja që ndjek De Ligt.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell disa sekuenca të intervistës së De Ligt.
“Luaja shumë në mesfushë, shënoja disa gola, dhuroja asistime dhe pastaj papritur më thanë se është më mirë për të ardhmen time nëse aktivizohem në mbrojtje. Në fillim, mendoja, “nuk më pëlqen të jem mbrojtës”, por tani unë kam filluar ta kuptoj se koha kur luaja si mesfushor po më ndihmon tani. Kështu që, jam vërtetë i lumtur për zhvillimin në të cilin kam kaluar”, ka thënë De Ligt, transmeton lajmi.net.
“Që kur Barcelona nisi me ‘tiki-taka’, të gjitha skuadrat nisin lojën nga mbrojtja. Dhe, të luash nga mbrojtja, duhet të kesh mbrojtës të mirë me topin. Kjo është arsyeja pse përgatitja teknike është e nevojshme për ma. Është e rëndësishme ta njohësh vetën nëse je mentalisht i përgatitur; nëse je gati, askush nuk mund të të ndalojë”, ka shtuar holandezi.
“Këtë gjë kam filluar ta vë re dhe është mirë gjithashtu që të bësh një hap prapa dhe të shohësh gjërat që mund t’i përmirësosh. Kjo është ajo që bëj. Çfarë po them është se përgatitja mentale është shumë e rëndësishme për mbrjotësit”.
“Është mirë të luash me mbrojtësit më të mirë në botë. Dhe besoj se jemi dyshe e mirë”, ka thënë për De Ligt i pyetur për Van Dijk. “Dhe tani, te Juventus, Bonucci dhe Chiellini, ata janë mbrojtës me shumë përvojë të cilët e dinë çfarë duhet bërë. Mundohem të mësojë nga të gjithë këta”, ka thënë ndër të tjerash holandezi.
De Ligt është lidhur përsëri me një kalim të mundshëm te Barcelona, por një lëvizje e tillë nuk pritet të ndodhë, pasi Arthur Melo i Barcelonës është përjashtuar nga ekuacioni