N’Pult me Resim Morinën vazhdon edhe sonte me fillim nga ora 20:30 në TV Malisheva, ku të ftuar do të jenë përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike në Malishevë.
Përfaqësuesit e subjekteve politike që garojnë për zgjedhjet e 17 tetorit do të shpalosin programin e tyre.
Arsimi do të jetë tema qendrore e debatit, por në emision do të preken edhe tema tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjet.
Ndiqeni debatin me fillim nga ora 20:30, qëndroni me TV Malisheva. /TV Malisheva