Prishtina është mposhtur nga Gjilani në kryendeshjen e javës së 29 në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

“Bardhë e kuqtë” me këtë trepikësh mbeten edhe më tutje në garë për titull, kurse për prishtinasit është një hap prapa drejt objektivave, por që edhe më tutje janë një nga pretendentët

Pas ndeshjes pati edhe tensione, ku trajneri i Prishtinës, Dallku ishte viktimë e një gazi lotsjellës, që policia e hodhi pa të drejtë ndaj tij.

Fillimisht, për SuperSport Kosova u prononcua zëvendës-trajneri Debatik Curri, por aty ndërhyri edhe Dallku, i cili kishte shumë probleme me shikim.

Curri: Unë nuk mendoj se duhet të flasim për ndeshjen. Më vjen keq për ata që i delegojnë këta gjyqtarë. Në karrierën time nuk kam përjetuar asnjëherë gjëra të tilla, madje as në Beograd, kur kam qenë me kombëtaren… Ndërhyn Dallku

Share.