Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar dhe më pas është dëbuar nga vendi, pasi që i njëjti duke kërkuar lëmoshë ka bezdisur qytetarët.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:30 në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti është takuar duke kërkuar lëmoshë dhe duke bezdisur qytetarët”, ka konfirmuar policia.
I dyshuari në procedurë të shpejtë është dërguar në gjykatë dhe me vendim të gjyqtarit i njëjti është dëbuar jashtë vendi.