Sukseset nuk kanë të ndalur për ekipin e Kosoves të xhudos në garat evropiane.

Në Kupën Evropiane U21 që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, xhudistja jonë, Dëbora Gjakova ka fituar medaljen e argjendtë.

Gjakova luftoi në kategorinë deri në 63 kilogramë. Deri te medalja e argjendtë, Dëbora raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti xhudisten nga Maqedonia e Veriut, Liljana Nedanovska.

Fitorja ndaj Nedanovskas ia siguroi Gjakovës gjysmëfinalen e këtij turneu, ku edhe aty shënoi fitore ndaj xhudistes suedeze, Gretha Ostlind.

Dëbora më pas u kualifikua në finale, ku u përball me xhudisten holandeze, Esmee Kroon, nga e cila pësoi humbje.

Humbja ndaj Kroon i siguroi Gjakovës medaljen e argjendtë në këtë turne.

/TV Malisheva

Share.