Në qendër të qytetit, në kuadër të “Ditëve të Kulturës dhe Turizmit në Deçan” të shtunën është hap panairi tradicional veror. Hapja e këtij panairi u tha se ka për qëllim promovimin e bizneseve vendore, produkteve tradicionale jo vetëm të Deçanit, por edhe të komunave tjera.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka theksuar vështirësitë e organizimit të këtij panairi pas helmimit të mbi 1500 qytetarëve si shkak i ujit të kontaminuar.

“Ne jemi në vazhdën e angazhimeve duke pasur parasysh që kemi pasur një kohë mjaft të gjatë të vështirë për çështje të pandemisë edhe shqetësimet e fundit me helmimin e mbi 1000 nxënësve. E kemi konceptuar që sot me filluar me panair, nesër e kemi një koncert në orën 20:00, ku mbyllet edhe festivali, janë një mori aktivitetesh. Duke pasur parasysh që jemi liruar nga kjo gjendje, mirëpo edhe që vëllezërit e motrat që jetojnë në botën e jashtme u ka krijuar mundësia që të jenë pranë familjeve të tyre”, ka theksuar ai.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu tha se shqiptarët kanë shumë gjëra esenciale që i bashkon.

“Në Deçan është bërë e zakonshme për neve për të ardhur dhe për të shkëmbyer vizitat, jam këtu për të konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera që ka bashkia e Lezhës dhe jo vetëm si bashki por në nivel personal. Është në nderin tonë që të jemi gjithë bashkë siç jemi sot, sot është diçka më e madhe. Nuk është vetëm Lezha, Deçani, është Ulqini, shqiptarët e Maqedonisë. Janë shumë shqiptarë të tjerë që ndoshta nuk janë këtu por me zemër janë këtu dhe ne kemi për detyrë që gjithë bashkë me gjithë shqiptarinë të nxisim një frymë bashkëpunimi, vëllazërore, sepse nuk ka asgjë që na ndan, ka gjëra esenciale që na bashkojnë”, ka thënë ai.

E kryetari i Parlamentit të Ulqinit, Haxhi Sylejmani ka bërë thirrje të gjithë shqiptarët që të jenë të bashkuar, duke theksuar se Ulqini ka hapur dyert për të gjithë.

“Ulqini ynë këto ditë është qyteti i të gjithëve. Ulqini i vogël ka vend për të gjithë, i vogël, xhevahir, i fshehur si margaritar, por të bashkuar ashtu të frymojmë së bashku këto ditë”, u shpreh ai.

Ky panair tashmë tradicional, organizohet në kuadër të aktiviteteve të shumta në shënim të ditëve të diasporës dhe ka për qëllim promovimin e bizneseve vendore, turizmit dhe produkteve tradicionale jo vetëm të Komunës së Deçanit por edhe të komunave tjera./TV Malisheva

Share.

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/beklpuib/public_html/wp-includes/functions.php on line 5107