Lobuesi shqiptaro-amerikan, Dr.Naim Dedushaj përmes një postimi në facebook ka shpalosur fakte historike për rëndësinë dhe rolin  e komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Për më shumë postimi i plotë:

Fakte historike-shqiptaro amerikanet dhe roli i tyre per lirine dhe pavaresine e Kosoves.

Si sot , me 27 maj të vitit 1990 në Kosovë erdhi për vizitë kongresisti Tom Lantos dhe ish kongresisti Joseph DioGuardi, të shoqëruar nga një grup aktivistësh të komunitetit shqiptaro – amerikan. Pas takimit me kryetari e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova e intelektualë të tjerë të shquar të Kosovës ata mbajten një konference shtypi në Hotelin Grand prishtine.

Pas vizites disa ditore ne Kosove delegacioni vizitoi shqiperine , kjo ishte vizita e pare dhe historike e nje Kongresisti dhe delegacioni amerikan qe viziton shqiperinë.

Kush ishte Tom Lantos :

Thomas Peter Lantos (Tom Lantos) një hebre i lindur në Budapest të Hungarisë me 1 shkurt 1928, ishte pjesë e rezistencës kundër lëvizjes naziste gjatë pushtimit të Hungarisë.
Tom Lantos vdiq më 11 shkurt të vitit 2008, ai ishte politikan amerikan nga Kalifornia I cili sherbeu ne Kongresin amerikan si antar i partise demokratike qe nga viti 1981 derisa vdiq .

Kongresisti Lantos dha një kontribut shumë të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës gjatë dy dekadave të luftës së saj kundër shtypjes. Mbështetja e tij këmbëngulëse për Kosovën në Kongresin amerikan përmes sponsorizimit të shumë rezolutave dhe dëgjimeve publike, ka trasuar rrugën e lirisë së Kosovës më 1999, kur bota demokratike, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i doli në ndihmë popullit të Kosovës për ta fituar lirinë.

Gjatë vitit 2007 ishte kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve. Tomas Lantos ishte ndër kongresistët e parë amerikan që vizitoi Kosovën në një periudhë të vështirë në maj të vitit 1990.

Në një vështrim dhënë procesit nga ana e kongresit amerikan për nxierrjes e rezolutës pasuese të rezulutës 1244 nga ana këshillit të sigurimit të OKB-së ai tha: “Për Kosovën nuk do të ketë liri pa pavarësi. Dhe për bashkësinë ndërkombëtare nuk do të ketë asnjë zgjidhje tjetër të pranueshme përpos pavarësisë”.

Foto: 1. Kongresisti Tom Lantos duke folë para Kongresit amerikan ne demonstratat e shqiptare te amerikes ne vitet e 90-ta , ne mbeshtetje te pavaresise se Kosoves , ne foto shih . Naim Dedushaj, Ramazan Bekteshi , Rrustem Ibraj , Ilir zherka , Hafiz Gagica , Bajram Balidemaj .

Foto: Tom Lantos ne takim me presidentin e Kosovës, dr. Ibrahim Rugova dhe intelektualë të tjerë të shquar të Kosovës .
Foto: Kongresistet Tom Lantos dhe
Joseph DioGuardi ne Gjakovë .

Nga Vizita historike ne kosove me 27 maj 1990.
https://youtu.be/EAKMj7gbChw

Pas vizites ne kosove Kongresisti Tom Lantos raporton Kongresit amerikan per Kosovën .
https://youtu.be/RvX3BUdmD4E

Share.