Dega e AAK-së në Malishevë, përmes një komunikate për media ka reaguar për gjendjen e krijuar në komunën tonë nga COVID-19, ku tani Malisheva është vendi më i prekur në Kosovë nga ky virus.

Komunikata e plotë:

Duke e parë gjendjen e rënduar në komunën tonë nga COVID-19 në të cilën numri i të infektuarve po vazhdon të rritët, apelon të qytetarët të jenë të durueshëm edhe për një kohë dhe t’i përmbahemi këshillave dhe rekomandimeve të specialistëve të fushës së infektologjisë dhe institucioneve shtetërore dhe zyrtarëve të IKShP-së dhe institucioneve komunale. Vetëm kështu arrimë ta kalojmë këtë të keqe që po e kërcënon Malishevë, Kosovën dhe tërë globin.

Gjithashtu apelon edhe te institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës ta drejtojnë vëmendjen dhe ndihmën më shumë te qytetarët e Komunës së Malishevës, pasi Malisheva ka probleme me menaxhimin e situatave pandemie, si rasti me përhapjen e rriqrave ku patëm raste vdekje dhe u eliminua vetëm pas qasjes qeveritare duke formuar strategjinë për eliminimin e tyre, e cila rezultoi e suksesshme. Tash Malisheva ka më së shumti të infektuar në Kosovë.

Po ashtu shprehim gatishmërinë tone për t’i shërbyer qytetarëve në këtë situatë të rënduar, nëpër të cilën po kalojmë.

Në Malishevë Kryetari i degës së AAK-së në Malishevë
Më 07.04.2020 Fatmir Shurdhaj

Share.