Dega e PDK-së në Malishevë, përmes një komunikate për media ka reaguar lidhur e situatën e krijuar me virusin Covid-19, ku deri më tani Malisheva është rajoni më i prekur në Kosovë.

Kjo është komunikata e plotë:

REAGIM PUBLIK NDAJ NIVELIT QENDROR DHE LOKAL NË LIDHJE ME MASAT E NDERMARRA PËR COVID19 NË KOMUNEN E MALISHEVËS

Malisheva është duke u keqmenaxhuar nga niveli lokal dhe nuk e ka kujdesin e duhur por as menaxhimin e duhur as nga niveli qendror.

• Situatën nuk duhet ta shfrytëzojnë për taktizime dhe inate politike ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal.

• Andaj u bëjmë thirrje të dy niveleve që të rishqyrtojnë vendimet e tyre dhe të marrin për bazë rekomandimet e listuara më poshtë:

– Për nivelin qendror:

Të anulohet vendimi për futjen e Malishevës në karantinë. Të izolohen fshatrat ose lagjet veç e veç, aty ku është përhapur virusi;

• Të vizitohet Malisheva nga niveli qendror si Kryeministri dhe Ministrat përkatës dhe të informohen me gjendjen reale në terren dhe të japin mbështetje adekuate për Malishevën, si në aspekt të mbështetjes me gjëra të fushës së shëndetësisë, po ashtu edhe me resurse njerëzore nga sfera e inspektoratit dhe nga sfera të sigurisë, që të garantojnë zbatim të masave të marra si nga niveli lokal e qendror dhe IKSHPK-ja;- Për nivelin lokal:

• Të anulohet vendimin 01/228 të marrë më datën 07. 04. 2020, sepse ne mendojmë që është i ngutshëm për kohën në të cilën jemi tani për tani;

• Të bëhet presion nga komuna, që të kryhen sa më shumë teste për virusin;

• Të bëhet izolimi i lagjeve të prekura nga COVID-19, aty ku nuk janë mundësitë vetëm lagjja, për shkaqe të pozitës gjeografike të izolohet i tëre fshati;

• Në zonat e izoluara të ndalohet hyrja për banorët që nuk jetojnë aty, përjashtim duhet të ketë për bizneset që iu lejohet ushtrimi i veprimtarisë sipas masave të marra nga ministria e tregtisë dhe industrisë, ku edhe ata punëtorë duhet të kenë formularët dhe dokumentet e biznesit që dëshmon që iu lejohet veprimtaria që ushtrojnë;

• Të krijohet një formular që vlen për lagjet apo fshatrat në karantinë në të cilin duhet t’u shpërndahet policisë, por edhe të ketë mundësi “online” të shkarkohet në Ëeb faqe të komunës dhe formulari të përmbajë informata, ku specifikohet nevoja e daljes së atyre qytetarëve, vendi nga ku nisen dhe ku do të shkojnë dhe aty sigurisht që këto dalje të lejohen vetëm për nevoja të familjare;

• Për biznese dhe për punëtorët e tyre të vlejë urdhëresa e nivelit qendror dhe ato që kanë të drejtë pune, sipas asaj urdhërese me formularët përkatës të kenë të drejtë pune edhe në zonat e izoluara-karantinuara;

• Të marrin përgjegjësitë zyrtarët e drejtorisë së inspektoratit, pasi që shumë biznese punojnë që nuk janë të parapara të punojnë;

• Të urdhërohen bizneset që stafin e tyre ta pajisin me mjete mbrojtëse, si doreza dhe maska si dhe dezinfektantë duarsh dhe njëkohësisht të bëjnë edhe dezinfektimin e lokaleve;

• Të urdhërohen lokalet që të jenë përgjegjëse për mbajtjen e rendit në lokalet e tyre, që mos të hyjnë njëkohësisht shumë konsumatorë;

• Të vendosin shenjat për mbajtjen e distancës të personave që kryejnë shërbimet, qoftë në markete, në barnatore dhe në lokalet tjera që kryejnë shërbime tjera.

• Të urdhërohen bizneset që mos të lejojnë futjen brenda hapësirave të bizneseve për qytetarët që nuk janë të pajisur me dorëza e maska, nëse kjo është e pamundur të ju merret porosia dhe të bëhet furnizimi me mall jashtë lokalit pa hyrë konsumatori në lokal;

• Komuna të bashkëpunojë ngushtë me Policinë e Kosovës në Malishevë dhe t’u kërkojë që të mbështeten nga regjionet më pak të prekura me policë shtesë, që do të ndihmojnë mbarëvajtjen e rendit dhe ligjit, ku garantohet se po zbatohen masat e marra;

• Të vizitohen lokalet, përveç nga inspektorët, edhe nga policia marketet si dhe lokalet tjera;

• Kryetari i komunës të riorganizoj stafin e brendshëm me sektorët që kanë më pak punë dhe ti obligojë të asistojnë inspektoratin e komunës sonë, që të inspektohen edhe fshatrat e jo vetëm qendra e qytetit;

• Kryetari të krijojë një listë të personave, vullnetarë, qoftë ata edhe zyrtarë të drejtorive tjera, po edhe nga komuniteti, që të jenë pjesë edhe përgjegjësisë në këtë periudhë;

• Të planifikojnë gjërat e mos të bëhen me hamendje veprime të pamatura, të kenë plan të punës se si të punohet e veprohet në këtë kohë pandemie;

• Të obligohen kryetarët e fshatrave, të mbahen në kontakt të vazhdueshëm për secilin fshat;

• T’i marr masat e duhura që mjetet e ndara nga kuvendi komunal t’i orientojë sa më drejt dhe sa më shpejt, komuna ka edhe fonde nga buxheti i alokuar ku edhe ato do mund t’i përdorë që t’iu dalë në ndihmë qytetarëve;

• Nëse duhet ndihmë nga FSK-ja për të bërë shpërndarjen e ndihmave nëpër familjet me nevojë të kërkoj nga ata sepse besojmë që do të na mbështesin në këtë drejtim;

• Të kërkojë bashkëpunim ndër rajonal me komunat përreth, sepse ka edhe marrëveshje të nënshkruara me to që të ndihmohen në raste të tilla, sepse besoj që do të na dalin në ndihmë;

• Mos u nxitoni me panik të menaxhohet situata, sepse mund të dalë nga kontrolli;

• Qytetarëve të Malishevës por edhe të gjithë Kosovës iu dëshirojmë shërim të shpejt;

• Përcillni udhëzimet nga IKSHP-ja dhe institucionet tjera shtetërore;

• Ju lutem të gjithëve që edhe po nuk u morën parasysh propozimet tona, që të fuqizohen nga ata që kanë përgjegjësi vendimmarrjen ato që mund t’i respektoni individualisht ose si biznese bëjeni sepse është në të mirën tuaj dhe te miren e pergjithshëme;

Share.