Disa shpërthime u dëgjuan mbrëmë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, sipas ekipit të CNN në terren.
Shpërthimet goditën rrethin Podil të kryeqytetit ukrainas, duke përfshirë zona banimi dhe biznesi, tha kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko.
Shpërthimet goditën “disa shtëpi dhe në territorin e një prej qendrave tregtare. Ekipet e shpëtimit, paramedikët dhe policia janë tashmë në vendngjarje”, shkroi Klitschko në Telegram.
Më herët dje, zjarr masiv kundërajror shpërtheu mbi Kiev. CNN pa topa kundërajror që gjuanin në qiellin e natës për disa minuta në atë që dukej se ishin të paktën dy raketa kundërajrore që u hodhën gjithashtu në ajër.
Nuk është e qartë se çfarë po gjuanin ukrainasit, por ekipi i CNN pa një pikë të ndriçuar që përshkoi qiellin mbi kryeqytetin, i cili mund të ketë qenë një avion.
/TV Malisheva