Feronikeli e ka pësuar edhe disfatën e pestë sezonale këtë edicion, derisa në kuadër të javës së dymbëdhjetë në Superligën e Kosovës është mposhtur nga rivali rajonal Drenica me rezultat 1-0, raporton Gazetasheshi.com.

Disfatë kjo që e le prapa “Niklin” në luftën për mbrojtjen e titullit kampion dhe që i lëkund stolin kryetrajnerit malazez Dejan Vukiçeviq.

Vetë tekniku Vukiçeviq foli pas ndeshjes për “Super Sport Kosova” për të treguar nëse do të ofrojë dorëheqjen e tij.

“Potencialisht për ne trajnerët është gjithmonë ndeshja e fundit. Puna jonë është e tillë. Për mua është më së lehti ta zgjimin këtë çështje, por dikush nga klubi ma ka besuar mua këtë përgjegjësi dhe normalisht se unë duhet të jap llogari. Shumë gjëra duhet të ndryshohen në skuadër. Do të ulemi dhe ti analizojmë gjërat pasi të përfundojë stinori vjeshtor i kampionatit të shohim nëse trajneri është lokomotiva e skuadrës, apo është motivi i lojtarëve ai që e shtyen përpara ekipin”, deklaroi ndër të tjerash.

Feronikeli mbetet në kuotën e 19 pikëve në vendin e gjashtë të renditjes tabelare.

Në kuadër të javës së trembëdhjetë Feronikeli në shtëpi e pret skuadrën e Ballkanit.

Share.