Kuvendi Komunal në Malishevë në mbledhjen e IV të rregullt ka lëshuar më një deklaratë, përmes së cilës ka dalë në në mbrojtje të Luftës së pastër të UÇK-së.

E shefi i grupit të Asambleistëve të PDK-së në Malishevë, Alban Mazreku përmes një postimi në facebook ka thënë se kjo deklaratë është bërë me propozimin e Asambleistëve të PDK-së dhe në koordimin me të gjitha grupet tjera politike të përfaqësuar në Kuvendin Komunal.

Postimi i plotë:

Sot, me propozim të Grupit të Asambleistëve të PDK-së dhe në koordimin me të gjitha grupet tjera politike të përfaqësuar në Kuvend, Kuvendi Komunal i Malishevës del me Deklaratë në mbrojtje të Luftës së pastër të UÇK-së.

Deklaratë për Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

“Ne anëtarët e Kuvendit Komunal të Malishevës nëpërmjet kësaj Deklarate, konsiderojmë që Gjykata Speciale është padrejtësia më e madhe, që pas shpalljes së Pavarësisë së sajë. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë e drejtë edhe e pastër, që ka mbrojtur popullin, nga shfarosja e forcave pushtuese serbe. Andaj Kuvendi i Komunës së Malishevës mbron fuqishëm Luftën Çlirimtare të UÇK-së dhe vlerat e sajë sublime”, përfundon deklarata./ Tv Malisheva

Share.