Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyqi, i ka quajtur spekulime, deklarimet për kinse futjen e mundshme të PDK-së në qeverinë Hoti.

Përmes një statusi në Facebook, Bytyqi ka thënë se PDK-ja është parti opozitare dhe se nuk është diskutuar në asnjë nivel përfshirja në qeverinë Hoti.

Sipas tij këto deklarime të shpërndara në disa medie mbesin vetëm në nivel të spekulimeve.

“Partia Demokratike e Kosovës, është parti opozitare. Deri më tani, nuk është diskutuar kjo temë e hyrjes në qeveri, në asnjë nivel vendimmarrës të partisë.

Çdo gjë që është duke u përfolur deri tani nëpër media, është vetëm në nivel të spekulimeve!”, ka shkruar zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi./Tv Malisheva

Share.