Presidenti i vendit, Hashim Thashi, ka dekretuar menjëherë ligjin për rishikimin e buxhetit në mënyrë që sa më shpejtë të ekzekutohen pagesat për qytetarët.

“Sapo dekretova Ligjin për Buxhetin dhe plotësim/ndryshimet e tij, të cilin e kam pranuar dje pasdite. E bëra dekretimin e menjëhershëm që sa më parë të ekzekutohen pagesat për qytetarët tanë dhe të zbuten pasojat e pandemisë”, shkroi Thaçi.

Për ata që patën kundërshti në lidhje me rishikimin e buxhetit që erdhën Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, Thaçi tha se i kupton shqetësimet por dekretimi ishte domosdoshmëri urgjente.

“Jam i vetëdijshëm për shqetësimet e ngritura nga përfaqësues të sektorëve të ndryshëm, por hyrja në fuqi e këtij ligji është domosdoshmëri urgjente për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve. Ekzekutivi i vendit jam i bindur se do të gjejë hapësirë dhe mundësi për t’i trajtuar të gjitha shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit sektorialë. Por, prioritet dhe qëllim i përbashkët i të gjithë neve është lehtësimi i pasojave të pandemisë dhe menaxhimi sa më i mirë i kësaj situate”, përfundoi Thaçi./Tv Malisheva

Share.