Bluza e famshme me ngjyrë ushtarake e presidentit ukrainas Zelensky është shitur për 105 mijë euro në një ankand në Londër, kanë njoftuar mediet e huaja.

Shuma do të jetë pjesë e fondit për Ukrainën.

Mediat ndërkombëtare publikuan apelin e kryeministrit britanik Johnson i cili i kërkoi njerëzve të shpenzonin sa më shumë para dhe e cilësoi presidentin ukrainas si një nga liderët më të pabesueshëm të kohëve moderne./TV Malisheva

Share.