Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i cili së bashku me një delegacion nga Lugina e Preshevës, po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në ShBA, ka njoftuar se sot kanë takuar senatoren Joni Ernst, bashkëkryesuese e grupit për çështje shqiptare në Senatin amerikan, por edhe kongresistët Ritchie Torres dhe Jim Himes, bashkëkryesuesë të grupit për çështje shqiptare në Dhomën e Përfaqësueseve të Kongresit të SHBA-ve.

Përndryshe, delegacioni nga Lugina ka takuar edhe senatorë të tjerë të cilat i kanë njoftuar me problemet që ballafaqohen shqiptarët në luginën e Preshevës, duke kërkuar se çështja e shqiptarëve të jetë pjesë e agjendës amerikane dhe pjesë e dialogut Kosovë-Serbi.

 

Share.