Kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit nga Partia Demokratike e Kosovës, Bejtullah Deliu, ka thënë se është fatkeqësi që sot në Rahovec ende flitet për gjërat bazike për jetesë, shkruan TV Malisheva.

Ai thotë se është për të ardhur keq që ende diskutohet për një gjë të tillë.

“Fatkeqësi mund të themi se është ngase edhe në ditët e sotme në Rahovec flitet ende për rrugë të paasfaltuara, është por të ardhur keq që ende flitet për ujë të pijes”

Deliu ka shtuar se kjo nuk do të duhej të ishtë tema në këtë kohë, por duhej të flitej për avancime në fusha të ndryshme.

“Kjo nuk do të duhej të ishte tema në këtë kohë, por sikur që e ceka do duhej të bisedojmë për avancimet në teknologji,  në sport, në art”, ka shtuar ai. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

 

Share.