Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas bojkotimit të seancës së jashtëzakonshme nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila ishte thirrur nga opozita për çështjen e teksteve shkollore.

Ajo përmes një postimi në facebook e ka akuzuar pozitën duke thënë se pasi fëmijët i kanë lënë pa libra, sot po i ikin përgjegjësive duke e bojkotu seancën.

“Pasi fëmijët i lanë pa libra e prindërit i maltretuan, sot, deputetët e pushtetit bojkotuan seancën e Kuvendit për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe kërkesave të qytetarëve në lidhje me këtë temë”, ka shkruar Deliu-Kodra.

“Mos ikni, po ballafaqohuni me pasojat e keqmenaxhimit të qeverisë tuaj. E keni ba katrahurë gjithçka në këtë vend”, shtoi tutje deputetja.

 

/TV Malisheva

Share.