Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kërkuar nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” që të bëjë maksimumin për pastrimin e ujit nga mangani.

Ajo këtë kërkesë e bëri pas vizitës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ku u takua me drejtoreshën, Burbuqe Nushi.

Në njoftimin e saj në Facebook, Deliu ka shkruar se uji vazhdon të mbetët i papërdorshëm edhe pse vlerat e saj kanë rënë.

“Dhjetëra mijëra qytetarë të Prishtinës ka dy javë që nuk guxojnë ta përdorin ujin e Liqenit të Badovcit për pije dhe përgatitje të ushqimit. Sipas Institut Kombëtar të Shëndetësisë, del se ka vlera të rritura të Manganit, çka e bën atë të papërdorshëm. Gjatë vizitës që kisha sot në IKSHKP, doktoresha Burbuqe Nushi më tregoi se kaq gjatë nuk ka pasur mangan asnjëherë. Sipas saj, kujdes të veçantë duhet të kenë prindërit e fëmijëve nga zero deri në gjashtë vjeç. Megjithëse vlerat kanë rënë, uji vazhdon të mbetet i papërdoshëm e shpenzimet e qytetarëve të rriten.

Institucionet përgjegjëse, përfshirë KRU “Prishtina”, duhet të bëjnë maksimumin për pastrimin e ujit të Liqenit të Badovcit sa më parë. Vuajtja dhe maltretimi i qytetarëve për ujë të pijes nuk mund të vazhdojë pambarim!”, ka shkruar Deliu.

/TV Malisheva

Share.