Themeluesi i qendrës së mendimit pozitiv në Kosovë, njëherësh autor i shumë veprave, Daut Demaku, në një intervistë për KosovaPress-in, tregoi tmerrin që e ka hasur gjatë vizitave që i ka bërë disa shkollave dhe kolegjeve private në Kosovës. E për cilësinë e dobët në shkollat publike, fajtor kryesor thotë se është Akademia e Shkencës dhe Artëve në Kosovë, kurse sa i përket kolegjeve private, ai thekson se këto të fundit janë shndërruar në bizneset më të fuqishme të Kosovës

Demaku thotë se Akademia e Shkencës dhe Artëve në Kosovë, është shndërruar në pengesë dhe bllokues serioze sa i përket arsimit. E krejt kjo sipas tij, për shkak se akademia lejon të diplomohesh pa meritë, të fitosh grada e lidhje me klane dhe të kopjosh. Sipas tij, ky rezultat bartet edhe te Ministria e Arsimit, të cilët pastaj nuk janë në gjendje të marrin reforma serioze në arsim.

Demaku: Adresa e saktë e gjithë kësaj ‘katrahure’ në quhet Akademia e Shkencave

 

“Adresa e saktë e gjithë kësaj ‘katrahure’ në arsim që ka ndodhë quhet Akademia e Shkencave dhe Artëve të Kosovës, aty si pik referimi është krijuar klima se mund të kopjosh, mund të marrësh diplomë pa meritë, mund të arrish të fitosh grada me shokë e lidhje me klane, mund ta stabilizosh vetveten shumë mirë dhe kjo akademi e shkencave me autoritetin e saj ka ndikuar që Ministria e Arsimit nuk ka qenë në gjendje me marrë reforma serioze në arsim po e kanë pa modelin qysh po ndodh në Akademinë e Shkencave dhe nga droja e atij autoriteti se ata janë dikush dhe me të vërtet do të duhet që akademitë me qenë  pikë referimi, shembull për kombin, tash kur ki aty njerëz që kopjojnë që shkruan shtypi për çdo ditë, njerëz që mbajnë fjalime të shekullit XIX, njerëz që botojnë libra të dobëta, dhe detyrojnë Ministrinë e Arsimit që t’i kenë lektyra shkollore, që ku është katastrofa”, tha Demaku.

Demaku thotë se nga të gjithë drejtorët ka marrë përgjigjën e njëjtë “Unë këtu jam vetëm figurë, partitë m’i dërgojnë profesorët, partitë m’i dërgojnë punëtorët ndihmës dhe unë, drejtori, jam vetëm zbatues i urdhëresave”. Të njëjtat akuza i drejton edhe te kolegjet private, ku thotë se biznesi më i fuqishëm sot në Kosovë është duke u zhvilluar në  kolegjet private.

Demaku: Biznesi më i fuqishëm në Kosovë është duke u zhvilluar në kolegjet private

 

“Asnjë shkollë pastërti jo, era kontaminim vece, asnjë nxënës me libër kun, asnjë tu lexu jo, kur dilsha me drejtorin me i vizitu klasat, e njëjta panoramë, e njëjta pasqyrë, ankesat e drejtorëve ishin të njëjta si në gjimnaz, si në shkollë fillore, teknike, krejt të njëjta, ‘Kuadrin ma cakton partia’, deri edhe pastrueset, edhe pastrueses nuk guxoj me i thanë bane këta, se thotë a e dinë kush më ka qu mu në punë, unë ty të përlaj prej ktuhit, shndërrua shkollat në vend ku mblidhen votat, vend ku shiten notat, vend ku shitën diplomat dhe ku mësimi nuk ekziston….Mu më del prej këtyre vizitave një konstatim i tmerrshëm e shoh me sy që ata nxënës nuk shkojnë në shkollë me mësu, ata nxënës shkojnë me marrë një diplomë, po kush po ia jep atyre parët, nuk kana ata pare të veta as me ble provimin, as me ble diplomën, prindi po ia jep me fjalë të tjera aq të pa interesuar prindërit, vetëm kryje një shkollë formal e pse, sepse vet prindi është i interesuar me pas një letër me rrejtë, me shit mend, se djali e vajza jem ka magjistraturë, doktoraturë, a në fakt e ka ble një letër. Çka u bo me kolegjet private, biznesi më i fuqishëm në Kosovë, është duke u zhvilluar sot në  kolegjet private”, thotë Demaku.

E për këtë gjendje të dobët në arsim, Demaku fajtor bën edhe prindërit. Sipas tij, prindërit janë të pa interesuar për shkollim të mirëfilltë dhe i shtyn fëmijët vetëm të marrin një diplomë sipërfaqësore.

Demaku theksoi se Akademia e Shkencave është koka për një cilësi arsimore të mirëfilltë, e nëse në akademi ka njerëz të politizuar, profiter e kopjues, atëherë dështimi është i garantuar. Demaku thotë se Akademia e Shkencave është shndërruar në bllokadë për Kosovën.

Demaku: Akademia e Shkencave dhe Artëve janë bllokues serioze në Kosovë

 

“Në çoftë se në akademinë e shkencave do të ketë njerëz profiter, do të kesh njerëz kopjues, do të kesh njerëz që interesohen vetëm për vetveten, atëherë rrjedhimisht këtë do ta kopjojnë të gjithë, do ta kopjojnë profesorët e universiteteve, do ta shohin se qenka mirë kështu, nuk qenka problem, pastaj do ta kopjojnë profesorët e shkollave të mesme, e pastaj edhe fillorët. Politizimi ka shkuar shumë thjeshtë është zbatuar pikë për pikë ai modeli i asaj thënies së populli ‘kjo dynja ish vidh e rrej’, për arsye se e kanë parë modelin se koka e shtetit është Akademia e Shkencave, partitë politike ndërrohen akademikët mbesin ata do të jenë mentor… Prandaj Akademia e Shkencave dhe e Artëve duhet të jetë përgjegjësja dhe bartësja kryesore dhe mbi të gjitha në çoftë që asgjë nuk mundë të arrihet të mos shndërrohen në pengës, se janë pengesë dhe bllokues serioze në Kosovë”, u shpreh Demaku.

I pyetur për kritikat që Demaku kishte dhënë për mediat e më konkretisht për redaktoret, ai thotë se ka qen një gabim sepse nëse Akademia, politika, universitetet heshtin rreth problemeve, atëherë edhe redaktorët nuk kanë arsye të ngrisin problem dhe të marrin barrën sipër vetës

Share.