Këngëtarja e njohur, Demi Lovato, muaj më parë deklaroi se është panseksuale.

Pas kësaj periudhe ajo zgjodhi që të flas rreth shoqërisë dhe familjes së saj, të cilët duket se e kanë përkrahur, shkruan Daily Mail.

28-vjeçarja në një intervistë me Ryan Mitchell ka thënë se ka mësuar shumë këto vite rreth orientimit seksual të saj.

“Është e papërshtatshme kur njerëzit të drejtohen me ai ose ajo, andaj un i kuptoj sepse është diçka e re nga unë”, është shprehur artistja.

Lovato ndër të tjera shtoi se familja e saj e kanë mbështetur tej mase në vendimin e saj, duke bërë kështu një punë të mrekullueshme.

“[Përpos familjes] shoqëria e kanë më të vështirë që ta pranojnë faktin që jam panseksuale”, shtoi tutje Demi.

Demi përndryshe fejesën me Max Ehrich e ka konsideruar si gjest për t’i treguar të tjerëve se është mirë, edhe pse në të vërtetë nuk ishte. /TV Malisheva

Share.