Artistja me famë botërore, Demi Lovato, viteve të fundit nuk ka qenë aktive me prurjet muzikore.
Një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të shëndetit të saj, pasi artistja ka qenë në overdozë me lëndë narkotike, shkruan Mirror.
Periudhën e errët ajo e ka shfaqur në një dokumentar, teksa këshillonte fansat të mos ndjekin rrugën e saj.
Por, në prodhimtarinë e lansuar në YouTube, tashmë është zbuluar se miqtë e Lovatos nuk ia kishin haberin për gjendjen e saj.
“Unë dilja me shoqërinë, por asnjëri prej tyre nuk e dinte se po përdorja lëndë narkotike, kështu që e fsheha nga të gjithë”, u shpreh ajo.
Thuhet se Demi ka qenë e gatshme që të vdes më 24 korrik, pasi kishte marrë shumë heroinë. /TV Malisheva