Mustafa Grainca, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës nga komuna e Ferizajt, ka bërë të ditur se më nuk do të jetë pjesë e strukturave të kësaj partie pas rezultateve negative në komunën që udhëhiqet nga Agim Aliu i PDK-së.

Granica përmes një statusi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve rezulton se nuk jam pranuar si i denjë për të qenë pjesë e kësaj gare, andaj ky fakt më obligon moralisht të marrë vendimin, se që nga sot të mos jemë më pjesë e strukturave udhëheqëse në degën e PDK-së.

“Përshëndetje të nderuar qytetar ferizajas, nga rezultatet e marra preliminare për mua si kandidat për deputet (rezultatet në komunën time), rezulton se nuk jam pranuar si i denjë për të qenë pjesë e kësaj gare. Rrjedhimishtë ky fakt më obligon moralisht të marrë vendimin, se që nga sot të mos jemë më pjesë e strukturave udhëheqëse në degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Feriza”, ka shkruar Granica.

Share.