Drejtoresha e Qendrës për Studime Gjinore Luljeta Demolli, ka reaguar sot nëpërmjet një postimi në Facebook lidhur me Indeksin e Grave, Paqes dhe Sigurise për vitin 2023 lidhur me gjendjen tejet të pasigurt të grave në Kosovë.

Për më tepër, sipas saj, këto të dhëna tregojne se sot një vend si Ukraina i cili ndodhet në gjendje lufte prin sa i përket kushteve të pasigurta të grave. Dhe pas këtij shteti renditet Kosova. Kurse vendet më ideale për gratë sot për sot renditen shtet sikur Danimarka, Zvicra dhe Suedia.

Ky është postimi i saj “Indeksi i Grave, Paqes dhe Sigurisë 2023, renditi vendet në mbarë botën sa i përket statusit të grave. Në këtë raport Kosova, renditet në vendin e dytë si vendi më i keq për gratë.

Ukraina që është shtet në luftë renditet e para, e dyta Kosova, derisa në vendin e tretë është Azerbajxhani. Rezultati i ulët i Kosovës i atribuohet rezultateve të dobëta në arsim dhe punësim për gratë.

Në listën e 177 vendeve më të mira për të qenë grua në Evropë, pavarësisht pabarazive renditjen e vitit 2023 e kryeson Danimarka, Zvicra dhe Suedia”.

/TV Malisheva

Share.