Dëmtohen katër vetura nga një mjet shpërthyes në Gjilan

Një person ka raportuar se në parkingun e veturave në Gjilan, është gjuajtur një mjet shpërthyes nga persona të panjohur, si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar katër automjete me targa vendore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nuk raportohet për të lënduar apo ndonjë person të arrestuar.Sipas Policisë, ende nuk dihet motivi i këtij rasti. Policia po e trajton rastin si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’. /TV Malisheva/

Share.