Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se për shkak të dëmtimit të kabllos elektrike 10kV që furnizon objektin Kroni, nga një kontraktor që po merret me shtrimin e rrugës te lagjja e romëve në Fushë Kosovë, pa furnizim me ujë mbesin një pjesë e Fushë Kosovës.

Në një njoftim në Facebook thuhet se pa furnizim me ujë të pijes do të mbeten edhe fshati Bresje, Bardhi i Madh, Mes Bardhi, Vragolia, Bardhi i Vogël, Lismiri, Miradia e Epërme.

Furnizimi me ujë rikthehet kur të riparohet kablloja e energjisë elektrike nga kontraktori.

/TV Malisheva

Share.