“Të gjithë partnerët në Ballkanin Perëndimor duhet të luftojnë ndikimet negative dhe t’iu përmbahen vlerave evropiane”, tha Dendias në Sarajevë më 31 maj, pas një takimi që zhvilloi me ministren e Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Bisera Turkoviq.
Gjatë konferencës për media, dy kryediplomatët kujtuan se Greqia dhe Bosnjë e Hercegovina kanë 20 marrëveshje dypalëshe në fushën e ekonomisë, mbrojtjes së investimeve, mbrojtjes, transportit, kulturës, edukimit dhe shkencës, por po ashtu thanë se ka hapësirë për forcim të mëtejmë të raporteve ekonomike.
Sipas Turkoviqit, Greqia është një prej shteteve që vazhdimisht mbështet integrimin evropian dhe ajo falënderoi Athinën për mbështetjen e Sarajevës për të marrë statusin kandidat për anëtarësim në BE, pasi sipas saj, shumica e qytetarëve të Bosnjë e Hercegovinës duan që shteti të anëtarësohet në bllokun evropian./REL/
/TV Malisheva