Policia e Kosovë i ka shqiptuar gjobë mërgimtarit që është fotografuar duke e kthyer veturën në zebra.
Për këtë kundërvajtje, policia e ka gjobitur atë me 60 euro.
Në ndërkohë, një qytetar nga Kosova e ka denoncuar një mërgimtar nga Zvicra te Policia e Cyrihut, meqenëse në një foto të publikuar në media, ai shihet duke e kthyer veturën në një vendkalimin për këmbësorë në Prishtinë. Për këtë denoncim të tij, ai ka marrë përgjigje nga Policia atje.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Policia zvicerane ka thënë se ndjekja penale e shkeljeve në Prishtinë u takon autoriteteve të Kosovës.
“Ju falënderojmë për mesazhin tuaj. Për shkak të mungesës së juridiksionit lokal, ne ia lëmë ndjekjen penale të shkeljeve në Prishtinë autoriteteve lokale të policisë”, thuhet në postimin e policisë zvicerane./TV Malisheva