Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas identifikimit të mëhershëm të pesë personave të dyshuar, tani janë identifikuar edhe pesë të tjerë të dyshuar, ku numri i tyre arrin në dhjetë persona të dyshuar të përfshirë në aktivitete kriminale të kontrabandës me mallra në veri.
Pesë personat e tjerë të shpallur në kërkim me autorizim të prokurorisë kompetente janë:
Ilija (Vitomir) Vicentijevic dl.07.03.1969 në Mitrovicë e Veriut.
Vehbi (Kadri)Hyseni dl.08.03.1978, lagjja Shipol Mitrovicë.
Muhamet (Kadri) Hyseni dl. 25.02.1981, lagjja Shipol Mitrovicë.
Muhamet (Sefedin) Vallqi dl.18.02.1994, lagjja Vaganicë Mitrovicë.
Agron (Zenel) Novaj dl. 20.05.1982, në Pejë.
Policia fton qytetarët që të raportojnë në numrat kontaktues: 192, 038 550 999 ose pa pagesë në 0800 19999 , ku të gjitha informacionet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale.
Siç është potencuar edhe më herët, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë është duke kryer hetime intensive drejt identifikimit edhe të personave të dyshuar që kanë kryer sulmet me mjete të rrezikshme, armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë dhe atyre doganorë gjatë operacionit të realizuar sot.
Ndryshe, Policia e Kosovës, në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike për parandalim të veprave penale, konkretisht luftën e pa kompromis ndaj kontrabandës së mallrave, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, ku bëjnë pjesë katër rajone të Kosovës si Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veri.
Si rezultat i hetimeve intensive dhe veprimeve profesionale policore dhe të Doganës së Kosovës, deri më tani janë sekuestruar mallra dhe dëshmi të ndryshme të cilat shërbejnë si prova materiale./TV Malisheva