Një zyrtar i bankës ka informuar se nga klient janë deponuar 749 euro, para të falsifikuara.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 10:50, në Gjilan.
Tutje bëhet e ditur se monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull zyrtar i bankës ka informuar se nga klient janë deponuar 749€ para të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
/TV Malisheva