Depresioni sezonal, i njohur më parë si çrregullimi emocional sezonal, përfshin simptoma që vijnë dhe shkojnë me ndryshimin e stinëve.
Më së shpeshti, simptomat shfaqen në vjeshtë e dimër dhe përmirësohen me afrimin e pranverës. Megjithatë nuk ndodh gjithmonë kështu, këto ndryshime në humor mund të fillojnë në pranverë dhe të vazhdojnë deri në verë. Duke qenë se ekspertët e kanë lidhur depresionit sezonal të dimrit me mungesën e dritës së diellit, ju mund të pyesni veten se çfarë e shkakton këtë edhe në pranverë.
Ndërsa ditët e dimrit largohen dhe pranvera afrohet, mund të vini re:
Një humor të rënduar me ndjenja të vazhdueshme trishtimi dhe dëshpërimi
Më pak ose aspak interes për aktivitetet tuaja të zakonshme
Vështirësi në gjetjen e motivimit për rutinën e përditshme
Ndryshime në energji
Shqetësime me gjumin
Probleme me përqendrimin ose kujtesën
Oreks i shtuar ose humbje peshe
Nervozizëm i pazakontë
Ndjenja zemërimi ose agresion
Mendime rreth vdekjes ose vetëvrasjes
Pavendosmëri
Arsyet se përse ndodh?
Depresioni pranveror është më pak i zakonshëm se depresioni i dimrit dhe ekspertët nuk e dinë saktësisht se çfarë e shkakton atë. Disa teori të mundshme përfshijnë:
Rritja e dritës së ditës dhe ngrohtësisë
Drita dhe nxehtësia ekstreme mund t’ju bëjnë të ndiheni të dobët e të pamotivuar dhe të shkaktojnë më tepët shqetësim dhe nervozizëm.Intensiteti i dritës së diellit mund të prishë ritmet cirkadiane dhe të prishë ciklin gjumë-zgjim. Duke e bërë më të vështirë plotësimin e orëve të gjumit që ju nevojiten për shëndet dhe mirëqenie.
Rritja e menjëhershme e dritës së diellit bën që trupi juaj të prodhojë më pak melatoninë, kështu që ju përfundoni duke fjetur më pak se sa keni nevojë. Në të njëjtën kohë, nivelet e serotoninës në trup rriten si rezultat i natyrshëm i zgjatjes së ditës dhe motit me diell.
Nivelet e larta të serotoninës mund të shkaktojnë gjithashtu shqetësime në shëndetin mendor, duke përfshirë çrregullimin e ankthit social, të shkaktojë shqetësim dhe nervozizëm.