Në shënim të 110-vjetorit të pavarësisë Shqipërisë, sot në Tiranë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.
Në Tiranë kanë arritur deputetë të Kuvendit të Kosovës, për të marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët
Fjalë rasti aty do të kenë edhe dy shefat qeveritar nga Kosova e Shqipëria, Albin Kurti dhe Edi Rama.
Gjithashtu fjalime do të kenë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të të dyja Kuvendeve, Kosovës dhe Shqipërisë.
Pas kësaj, parashihen edhe aktivitetet të tjera Kulturore, është bërë e ditur nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës.TV Malisheva