Deputeti i Bundestagut nga Partia e Lirë Demokratike, Thomas Hacker e ka vlerësuar si pozitive faktin që Kosova e ka pranuar propozimin evropian si bazë për negociata të mëtejme.
Hacker ka thënë se tani është koha që BE-ja të mos lejojë më probleme në atë që e ka quajtur “lagjen e saj”, duke iu referuar Ballkanit Perëndimor.
“Është mirë që #Kosova pranon propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me #Serbinë si bazë për negociata. Duke pasur parasysh situatën ndërkombëtare, #BE nuk duhet të lejojë më burime telashesh në lagjen e saj”, ka shkruar Hacker.
Es ist gut, dass #Kosovo den europäischen Vorschlag zur Normalisierung der Beziehungen mit #Serbien als Verhandlungsgrundlage akzeptiert. Angesichts der internationalen Lage darf die #EU in ihrer Nachbarschaft keine Krisenherde mehr zulassen. (TH)
— Thomas Hacker (@hacker_fdp) February 8, 2023
/TV Malisheva