Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala do të votojë pro Qeverisë Hoti.

Ndonëse ditë më parë tha se do të votojë kundër kësaj qeverie, deputeti i Nismës tha se vizita e tij tek familja Haradinaj ka ndërruar mendjen.

Shala: Vota ime do të jetë pro qeverisë Hoti

“Unë para dy ditëve kam deklaruar që nuk do të votojë Qeverinë Hoti për arsye të monopolizimin të NISMA-s nga dy persona. Por mbrëmë në vizitën që kam pasur tek familja e ish-presidentit dhe familja Haradinaj kam ndërruar mendjen dhe vota ime do të jetë për këta dy persona, pro qeverisë Hoti”, tha ai./Tv Malisheva

Share.