Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, ka thënë se idea që prej pushtetit me e përmbys shtetin, është ide dhe praktikë millosheviqiane.
“Ju bëj thirrje aktivistëve dhe mbështetësve të LVV, të cilët me mundin e sakrificën e tyre janë pjesë e historisë më të re të popullit tonë, para dhe gjatë Luftës Çlirimtare, por dhe pas lufte në shtetndërtim; të mos përkrahin ide të tilla që çojnë në vëllavrasje”, është shprehur Syla përmes Facebook.
“Kjo tokë edhe ashtu, ende është e njomë prej gjakut të mijëra e mijëra liridashësve tone”./Tv Malisheva