Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Milos Perovic, ka pozuar me krenari krahas Milan Radoiçiq, i dyshuar për vepra të ndryshme penale dhe i kërkuar me urdhërarrest nga organet e rendit në Kosovë.Urdhërarresti ndaj Radoiçiqit lidhur me rastin “Brezovica” është ende në fuqi, ai gjithashtu ndodhet edhe në listën e zezë të SHBA-së dhe njihet si “koka e krimit” në veri të vendit.
Fotografia është shkrepur dje në Beograd, gjatë takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq me Listën Serbe dhe vartësit e tij të strukturave ilegale në Kosovë, ku i pranishëm ishte edhe Milan Radoiçiq./TV Malisheva