Shkelje të rëndë ligjore dhe ndërhyrje po e konsideron përjashtimin e katër komunave veriore nga shtrenjtimi i energjisë elektrik, deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

Shala, në një prononcim, thotë se kjo nuk duhet të pranohet pasi që është diskriminim.

“Kushtetuta është e qartë, ligjet janë të qarta se kjo është ndërhyrje, ne e kemi thënë edhe atë ditë në Komision edhe sot që këtu po bëhet shkelje, është pabarazi, është diskriminim dhe nuk guxojmë të pranojmë që territorialisht t’i largojmë katër komunat nga planifikimet tona strategjike e as nga një lloj planifiku tjetër, jo vetëm energjetik por as social, as ekonomik e as arsimor”, ka deklaruar Shala. 

Ndërsa, ka treguar se çfarë do të ndërmarrin në rast se merret ky vendim.

“Tani për tani kemi një rast të paprecedent, të paraparë deri më tani ku raporti i ZRrE-së në koordinim me Qeverinë del jashtë ndikimit institucional, jashtë ndikimit social, ekonomik në ato katër komuna, pra është një shkelje e rëndë ligjore dhe pabarazi. Ditëve në vijim do t’i bashkërendojmë të gjithë hapat institucional dhe të shohim e të presim sepse është draft raport dhe të presim vendimin final”, është shprehur ai./TV Malisheva

Share.