Deputeti i Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se sot  ka amandentuar 11 amandamente, prej cilve tetë janë votuar në mesin e tyre dy janë për vendbanime në Komunën e Malishevës gjegjësisht: Qendra Kulturore në Pagarushë-Malishevë, dhe Shtëpia e Kulturës në Bellanicë-Malishevë
Ja postimi i plotë
Jam i lumtur që Kuvendi i Republikës së Kosovës, sot, votoi pro amandamenteve të cilat i kam propozuar unë. Falënderoj deputetët të cilët mbështetën 8 (tetë) nga 11 (njëmbëdhjetë) amandamentet e më poshtme:
1. Muzeu i gjenocidit në Prishtinë,
2. Qendra Historike e Prizrenit,
3. Rehabilitimi i rrugës rajonale Zhur-Dragash,
4. Palestra Sportive-Shtime,
5. Qendra Kulturore në Pagarushë-Malishevë
6. Rivitalizimi i Rrugës ‘Marin Barleti’-Prizren
7. Shtëpia e Kulturës në Bellanicë-Malishevë,
8. Restaurimi i Kullës ‘Ramë Bllaca’ në Bllacë-Suharekë.
Uroj që pa humbur kohë, Qeveria e Republikës së Kosovës të fillojë procedurat për realizimin e këtyre projekteve të rëndësishme për qytetarët tanë. Urime! KG

Share.