Sonte është shënuar viktima e parë në Komunën e Malishevës nga virusi Covid-19. Viktima është një 66 vjeçare nga fshati Banjë.
E përmes një postimi në facebook, deputeti i LDK-së që vjen nga Malisheva, Fetah Rudi i ka shpehur ngushellime familjes Begaj.
“Sonte u shenua edhe viktima e pare ne Komunen e Malisheves nga virusi Covid-19. I shpreh ngushellime familjes Begaj nga Banja e Malisheves per humbjen e anetarit te familjes. Dhasht zoti qe ky te jete rasti i fundit, dhe ta kalojme kete sfide sa me shpejte!”, ka shkruar deputeti Rudi.
E kujtojmë se deri më sot, në Kosovë janë shënuar 6 viktima nga virusi Covid-19. /TV Malisheva/

Share.