Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i shoqëruar edhe nga dy deputetë boshnjak, Enis Imamoviq dhe Sellma Kuçeviq ka realizuar një vizitë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, ku është pritur nga ambasadori Christopher R. Hill.

Kamberi ka njoftuar që me ambasadorin Hill kanë biseduar rreth zhvillimeve politike rajonale dhe të drejtat e pakicave në Serbi.

Pas takimit që ai ka zhvilluar ka deklaruar që ShBA mbetet nxitësi kryesor i demokratizimit të rajonit, duke nënkuptuar kështu që ShBA mbetet shpresa e vetme e shqiptarëve dhe pakicave tjera në Serbi, në garantimin e të drejtave të tyre.

Postimi i tij i plotë:

“Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës 🇺🇸 me E.T. Christopher R. Hill për të biseduar rreth zhvillimeve politike rajonale dhe të drejtat e pakicave që përfaqësojmë.

SHBA mbetet nxitësi kryesor i demokratizimit të rajonit.”

/TV Malisheva

Share.