Pak para fillimit të seancës ku pritet të votohet Qeveria e re, deputetja e AAK-së Time Kadriaj, ka thënë se vonesa për fillimin e seancës nuk është që ka ndonjë problem me grumbullimin e numrave për votimin e Qeverisë Hoti por deri sa të mblidhen të gjithë deputetët.

Ajo deklaroi se AAK do ta votojë Qeverinë Hoti përfshirë edhe deputeten Donika Kadaj-Bujupi për të cilën është përfol se nuk do ta votoj këtë Qeveri.

“Nuk e besoj se do të varet nga dikush, të gjithë janë deklaruar se do ta votojnë dhe do ta shihni rezultatin. Jo absolut që i kemi votat dhe nuk e besoj se ka ndonjë problem për votimin e qeverisë Hoti”, ka deklaruar Kadriaj.

Gjithashtu, Kadrijaj foli edhe për Listën Serbe si pjesë të Qeverisë për të cilën tha se secila qeveria ka pas në koalicion Listën Serbe./Tv Malisheva

Share.