Deputetja gjermane, Renata Alt, ka reaguar lidhur me vizitën e kancelarit Scholz në Beograd dhe deklarimet në konferencën për shtyp bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Alt thotë se reagimi i Vuçiqit karshi kërkesës së Scholz për njohjen e Kosovës ka qenë skandaloz.

Anëtarja e Bundestagut gjerman ka thënë tutje se negociatat për anëtarësim me Serbinë duhet të ngrihen. Gjermanja thotë se Aleksandar Vuçiq e ka mashtruar Evropën për një kohë të gjatë.

“Reagimi i Presidentit të Serbisë gjatë konferencës për media mbi kërkesën për njohjen e Kosovës është skandaloze. Negociatat e anëtarësimit në BE me Serbinë duhet të ngrihen. Vuçiq na ka mashtruar për një kohë të gjatë”, ka shkruar Alt.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, në vizitën e tij të parë në Kosovë ka thënë se dialogu i ndërmjetësuar nga Brukseli duhet të përmbyllet me një marrëveshje finale e cila i jep zgjidhje edhe njohjes së Kosovës nga Serbia.
/TV Malisheva

Share.