Vaaldetet Idrizi, deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, përmes rrjetit social facebook ka kërkuar nga qeveria në detyrë:”

E ftoj qeverinë që të jetë më bashkëpunuese e jo përçarëse e përjashtuese, por të reflektoj dhe të bashkëpunoj me të gjithë.
Me të gjitha dallimet e mospajtimet partiake mund të merret më vonë, pas pandemisë. Me të gjitha.
Tash fokusi duhet të jetë në ballafaqimin me pandeminë Covid-19, të marrë masa të domosdoshme shtesë, për të gjithë qytetarët, që të kalojnë këtë periudhë më të lehtë, të ndihmoj ekonominë e bizneset dhe të gjitha ata që më së shumti janë goditë nga kjo pandemi”
Postimi i plotë:
Qeveria në detyrë, në krye me Albin Kurtin, duhet t’i le anash inatet e veprimet hakmarrëse, dhe të përkushtohet në ruajtjen e mirëqenies së të gjithë qytetarëve, pa dallim dhe gjithmonë duke vepruar dhe ruajtur sovranitetin dhe integritetit territorial të shtetit!
Z. Kurti duhet të jetë më i hapur dhe të bashkëpunoj edhe me oponentët politik, për të mirën e përgjithshme. Duhet të bashkëpunoj sepse nuk ka komoditet, e sidomos tash, në këtë kohë pandemie, të punoj vet, e me inate, dhe në këtë mënyrë të bëj gabime të njëpasnjëshme e që qytetarëve i kushtojnë shumë, jo veç atij.
Me këtë qasje përjashtuese vetëm iu hapë rrugë të tjerëve që të veprojnë, sikur Qeverisë së Serbisë mbrëmë, me veprimin e vet për t’i mbyllë në karantinë komunat në Veri të Kosovës, në Republikën e Kosovës!
E ftoj qeverinë që të jetë më bashkëpunuese e jo përçarëse e përjashtuese, por të reflektoj dhe të bashkëpunoj me të gjithë.
Me të gjitha dallimet e mospajtimet partiake mund të merret më vonë, pas pandemisë. Me të gjitha.
Tash fokusi duhet të jetë në ballafaqimin me pandeminë Covid-19, të marrë masa të domosdoshme shtesë, për të gjithë qytetarët, që të kalojnë këtë periudhë më të lehtë, të ndihmoj ekonominë e bizneset dhe të gjitha ata që më së shumti janë goditë nga kjo pandemi.
Ka rekomandime konkrete nga Partia Demokratike, të studiuara dhe përgatitura nga ekspertë të ekonomisë, mjafton të jetë i hapur për pranimin e ndihmës dhe përkrahjes. Edhe në fusha të tjera. Nuk mundet vet. Askush nuk mundet vet. Me këtë qasje e pësojmë të gjithë!
Qytetarët i ftoj që edhe përkundër lajmeve të mira rreth shërimit të një numri të pacientëve nga virusi korona, të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi, sepse kjo pandemi akoma është këndej, nuk të pyet me kend je, me opozitë a pozitë, i rrezikon të gjithë, pa dallim, prandaj ruajeni veten dhe të tjerët.
Dëgjojeni rekomandimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetsisë Publike të Kosovës.
Të ju tregojmë mirënjohjen të gjithë atyre që kanë zgjedhë të punojnë, edhe për NE, në vijë të parë të ballafaqimit me virusin.

Share.