Deputetja ukrainase, Lesia Vasylenko, ka bërë thirrje për një takim urgjent me liderët e Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Polonisë, Italisë, Rumanisë, Kanadasë dhe SHBA-së, në momentin kur forcat ruse kanë filluar një ofensivë të re të madhe në Ukrainën lindore.

Vasylenko ftoi gjithashtu edhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe shefen e BE-së Ursula von der Leyen, për bisedime.

 

“Ukraina ka nevojë për armë dhe ka nevojë për ndërhyrje nga ushtria aleate”, tha ajo.

Forcat ruse janë ripozicionuar në lindje pasi u penguan në përpjekjen e tyre për të kapur kryeqytetin Kiev.

Kremlini thotë se dëshiron të “çlirojë” rajonin dhe luftëtarët separatistë pro-rusë janë duke luftuar me ushtrinë e Ukrainës në zonë për disa vite.

/TV Malisheva

Share.