Britania e Madhe nuk mund të shpresojë të ketë marrëdhënie tregtare pa mosmarrëveshje me Bashkimin Evropian pas Brexit-it, pa garantuar qarkullimin e lirë për evropianët, deklaroi sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Nëse nuk do të ketë qarkullim të lirë të personave, nuk mund të ketë qarkullim të lirë të mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve”, konfirmoi Von der Leyen në një konferencë shtypi në Kroaci, e cila sapo ka marrë presidencën e radhës të Bashkimit Evropian.

Kjo deklaratë tingëllon si një paralajmërim për Britaninë e Madhe, që mund t’i duhet të kufizojë rëndësinë e marrëveshjes tregtare që kërkon të arrijë me Brukselin në kuadër të marrëdhënies së ardhshme pas largimit nga blloku evropian, parashikuar në fund të janarit./ATSH/

Share.