Ky është një moment i pazakontë kur një burrë nga Shtetet e Bashkuara, përdor çekiçin për ta hapur derën e ngrirë të veturës.

Burri i paidentifikuar, përdori çekiçin për ta goditur në pjesët anësore derën që ishte bllokuar nga sasia e madhe e akullit.

Para realizimit të videos, partnerja e burrit kishte tentuar të hap dyert e veturës, por pa ndonjë sukses.

Duke parë se nuk kishte alternativa tjera, burri mori çekiçin dhe filloi ta godasë në pjesët anësore derën – që më pas u hap pa ndonjë problem./TV Malisheva

Share.